Padyshim rastësi kundër Sarrit, Simeone: Jam gati të shënoj edhe ndaj babait tim

schedule14:31 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:31 - 26 Tetor, 2021

Giovanni Simeone është padyshim sulmuesi i cili ka “kafshatë” të preferuar skuadrat e Mauriczio Sarrit.

Ne ndeshjen që Hellas Verona zhvilloi me Lacion arriti të shënojë plot 4 gola në portën e skuiadrës së drejtuar nga trajneri Sarri.

Por kjo nuk është hera e parë që Simeone i shënon skuadrës së drejtuar nga Sarri. Në sezonin e fundit kur lojtari mbante veshur fanellën e Fiorentinës, ka arritur t’i shënojë një hat-trick skuadrës së Napolit të udhëhequr nga tekniku italian.

Për të gjithë këtë nëse mund ta quajmë rastësi apo diçka tjetër është shprehur vetë lojtari për “La Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi argjentinas nuk ka nguruar të “thumbojë” pak edhe babanë e tij Diego Simeone se është gati të shënojë edhe kundër skuadrës që ai drejton.

“Kjo ishte padyshim një rastësi. Do të doja të shënoja kundër të gjitha skuadrave dhe të gjithë trajnerëve, madje edhe kundër babait tim nëse do të më duhej ta sfidoja”, përfundonte Simeone. /f.a/abcnews.al