Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Padrejtësia” që zvarritet në drejtësi/ Delia: Dosjet stok, qytetarët nëpër dyert e gjykatave! Leka: Konfliktet për pronat, shpesh kanë shkaktuar viktima!

schedule20:02 - 12 Tetor, 2025

schedule 20:02 - 12 Tetor, 2025

Etleva Delia, gazetare dhe autore e “Gjërat Tona” në një intervistë “Newsroom”, në ABC News foli për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjatë kësaj interviste, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore për pronat, duke thënë se kjo ka shtuar tensionin dhe mosbesimin e qytetarëve te drejtësia. Po ashtu Delia shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.

“Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha ajo.

Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.

“Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!