Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka paditur për shpifje deputetin Gazment Bardhi.
Shorti ka përcaktuar gjyqtaren Flojera Davidhi.
Objekti i padisë është ‘fyerja botërisht, në dëm të disa personave, ose më shumë se një herë’.
“Bëhet fjalë për një padi për shpifje, e dërguar në Gjykatën e Posaçme. Një deklaratë e Bardhit e bërë në Kuvend ku ka deklaruar se drejtori aktual i Shkodrës është zgjedhur nga krimi i organizuar. Menjëherë pas kësaj deklarate, Edmond Sulaj ka deklaruar se do t’i drejtohet me padi Gjykatës së Posaçme. Deklarata është bërë në shtator të këtij viti”, raporton ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al