Paditet Baldwin, skenaristi i filmit: Në atë skenë nuk ishte parashikuar të gjuhej me armë

schedule14:25 - 18 Nëntor, 2021

schedule 14:25 - 18 Nëntor, 2021

Tragjedia në Hollywood ka marrë një tjetër kthesë, pasi skenaristi i “Rust”, Mamie Mitchel tha se në atë skenë nuk ishte parashikuar që të gjuhej me armë. Sipas Mitchel, skenari përfshinte 3 ngjarje por në asnjërën prej tyre nuk parashikohej që aktori të qëllonte.

Mitchell ka akuzuar Baldwin se nuk kishte kontrolluar nëse arma ishte e mbushur.

“Alec Baldwin duhet të kishte supozuar se arma në fjalë ishte e mbushur dhe duhej ta kontrollonte atë. “Ai nuk mund të besonte vetëm deklaratën e supozuar të ndihmësdrejtorit se arma ishte bosh”, thuhet në padi.

Kujtojmë se edhe shefi elektrik në xhirimet e filmit Rust, Serge Svetnoy, mik i Hutchins, ka ngritur një padi  kundër Alec Baldwin. Ai fajësoi me zemërim “neglizhencën dhe joprofesionalizmin” për vdekjen e saj, duke vënë në shënjestër producentët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!