Padia e Ramës ndaj Haradinaj, shpërthen Berisha: Tradhëtar i kombit, është vërsulur si lopë e çmendur

schedule09:42 - 16 Janar, 2020

schedule 09:42 - 16 Janar, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëzimit të padisë nga kryeministri Edi Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai e ka cilësuar tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qenies kombëtare shqiptare.

Berisha deklaron se Rama e mori këtë hap me urdhër të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se padia është e urdhëruar nga Beogradi.

Sipas Berishës, padia erdhi në një ditë me përkujtimin e gjenocidit serb në Reçak.

Statusi i plotë:

“Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e çmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine , dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves!

Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven. sb”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!