Padia e PD për “Malin e Tiranës”, Gjikondi: Basha kërkon të përfitojë politikisht, SPAK ta marrë seriozisht

schedule13:39 - 9 Gusht, 2023

schedule 13:39 - 9 Gusht, 2023

Juristja, Brizida Gjikondi e ftuar në një lidhje skype në edicionin “Tirana Live”, foli edhe për një luftë të re të mundshme mes Bashës dhe Berishës, pas padisë që PD zyrtare bëri në SPAK, për ndërtimin e Kullës 58 kate pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gjikondi dhe se Basha pas atij rikthimi kontestues në krye të PD, kërkon disa karta të forta dhe kjo është një nga ata karta, ku ai kërkon të përfitojë politikisht.

Ajo shtoi se shpreson që SPAK ta marrë seriozisht padinë dhe t’i futet me themel çështjes.

Basha tani ka shumë nevojë pas zgjedhjeve të kontestuara,  për disa karta të forta, për të provuar që ai do të mbajë peshën opozitës dhe do të jetë kundërshtari i vetëm i Ramës.

Kjo është një nga kartat më të forta të Bashës që të tregojë se nuk ka një marrëveshje mes tij dhe Berishës, për  atë që po ndodh në PD.

Shpresoj që SPAK ta marrë seriozisht padinë dhe t’i futet me themel kësaj çështje. Shpresoj që SPAK ta bllokojë në kohë” tha juristja.r.t/abcnews.al