Olsi Rama vëllai I kryeministrit Edi Rama u paraqit të premten në prokurorinë e posaçme në lidhje me një kallëzim për shpifje që ka depozituar ndaj deputetit të partisë demokratikë Gazmend Bardhi. Pak kohë më parë Rama I kërkoi spak nisjen e hetimeve ndaj Bardhit për kallëzim të rremë, pas akuzave të këtij të fundit se vëllai i kryeministrit është i përfshirë në dosjen Xibraka.
Pas daljes nga prokuroria Rama deklaroi se nuk ka lidhje me dosjen Xibraka dhe gjithçka është manipuluar. Rama deklaroi se mori një zarf në prokurori mbi vendimin në lidhje me kallëzimin e bërë prej tij në drejtim të Bardhit.
“Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme.E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë.”
Nga ana tjetër rezulton se në prokurorinë e posaçme nuk ka patur kallëzim në drejtim të Olsi Ramës ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht Gazmend Bardhi. Në një postim në platformen X, kryeministri Edi Rama publikoi edhe vendimin e SPAK ku thuhet se në zyrën e rregjistrave nuk ka asnjë kallëzim të kryer nga Gazmend Bardhi.
“A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon”
Olsi Rama, depozitoi një padi në prokurorinë e posaçme ndaj deputetit të partisë demokratike Gazment Bardhi, lidhur me një pretendim të këtij të fundit se kishte dorëzur një kallëzimin ndaj Olsi Ramës si I përfshirë në laboratorin që u zbulua në 2015 në fshatin Xibrakë në Elbasan.