Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Padia kalon në gjykimin e trupës/ Kolegji nuk arriti vendim. Të enjten në dorë të gjithë gjykatësve

schedule11:45 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 11:45 - 2 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese nuk mori këtë të martë vendim për padinë e kryeministrit edi rama, për cështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Kolegji i Gjyqtarëve ose 3-shja Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk patën një qëndrim unanim, nëse duhet ta pranon apo rrëzonin ankimimin e kryeministrit, që kërkon shfuqëzimin e vendimit të Gjykatës se Posaçme për pezullimin e Ballukut.

“Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare”

Në kushtet kur kërkesa nuk ka kaluar as fazën e parë, për këtë do të vendos trupa e të gjithë gjyqtarëve kushtetues. Mbledhja do të zhvillohet ditën e enjte dhe aty do te vendoser nëse ankimi i kryeministrit Rama për Belinda Ballukun do të kaloj në fazën tjetër, atë të shqyrtimit ne themel, apo do të rrëzohet. Nëse gjyëqtarët vendosin për ta shqyrtuar, vendimin e parë që do të marrin është kërkersa e kryeministrit për ta hequr pezullimin, deri në shqyrtimin ne themel të cështjes, në seanca plenare apo në bazë dokumentesh.

Kryeministri e ka vlerësuar pezullimin e Ballukut anti-kushtetetues. Sipas qeverisë pezullimi i zv.kryeministrit dhe ministrit të Infrastukturës dhe Energjisë është një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave dhe parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!