Ankimimi i Berishës për “14 Majin”, Gjikondi: E dinë që emri i Metës i dëmton

schedule11:23 - 21 Prill, 2023

schedule 11:23 - 21 Prill, 2023

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në studion e “Tirana Live” në ABC News, foli në lidhje me vendimin që pritet të marrë Kolegji dhe a do të rrëzojë KAS-in lidhur me ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të mos pasur emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, por të Berishës.

Ajo tha se Kolegji, ndryshe nga KQZ është i përbërë nga gjyqtarë elitarë që nuk mund të lëvizin nga shtrati i ligjit.

Sipas saj vendimi i marrë nga KQZ, i cili u rrëzua nga KAS nuk ishte i logjikshëm.

“Ndryshe nga KQZ, Kolegji është i përbërë nga gjyqtarë elitarë dhe nuk mund të lëvizin nga i shtrati ligjit.

Kodi zgjedhor shprehet qartë në fletën e votimit duhet të jetë emri partisë, sigla e saj dhe emri kryetarit, po ashtu edhe për koalicionet.

Vendimi i marr nga KQZ dhe u rrëzua nga KAS nuk ishte i logjikshëm.

Ç’ka është e shëmtuar në këtë histori, se ata ishin të vetëdijshëm se emri i Ilir Metës në krye të këtij koalicioni do të dëmtonte krahun e Berishës.

I trishtueshëm edhe debati në KAS, avokatët flisnin në mënyrë delirante. Si përfundim KAS dha një vendim të drejtë, duke mos e bërë asnjë nder asnjë partie.

Berisha nuk e ka emrin në asnjë letër, nuk është kryetar i asnjë partie,” tha Gjiklondi.

Juristja tha se krahu i Metës dhe Berishës është krahu më konfliktual dhe kërkojnë që gjithmonë të flitet për ta për mirë apo për keq. Ajo shtoi se tanimë shqiptarë për shkak të teknologjisë marrin informacion dhe kuptojnë çdo gjë.

Kush e ka ndjekur për vite zgjedhjet, dihet që krahu i Berishës dhe Metës është krahu me konfliktual. Ato çdo vrasje e lidhin me zgjedhjet dhe kjo është e pisët. Ata duan të jenë gjithë kohën në pjacë, duan të jenë për të folur për ta, për mirë apo për keq.

Shqiptarët tanimë me anë të teknologjisë marrin informacion dhe kuptojnë çdo gjë.

Berisha ka gjetur strehë te partia e Ilir Metës, ku do të përdorë komisionerë e numërusë.

Demokratët e dinë që Ilir Meta është një nga personat që do të përfitojë nga kjo situatë dhe këtë grupi i “Foltores” e di” u shpreh ajo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!