Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Padia e presidenti në 2019 për shembjen, nis në Kushtetuese seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar

schedule10:19 - 3 Qershor, 2021

schedule 10:19 - 3 Qershor, 2021

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Padia për shembjen e godinës së teatrit u bë nga presidenti Ilir Meta në vitin 2019. Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Palët në proces janë Presidenti si kërkues, kundër Kuvendit, qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Palë e përfshirë në proces është Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.



Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se këtë seancë e kanë pritur prej dy vitesh.

“Vetëm dje Këshilli i Ministrave na ka vënë në dispozicion dokumente. Kemi dy vjet që kërkojmë prova nga institucionet, dhe ende nuk i kemi marrë dot të plota në presidencë. Ne duam të njihemi dhe t’i studiojmë materialet që kanë ardhur dje. 24 orë nuk na mjaftojnë për të hyrë në themel. Nuk mund të shprehemi në këtë seancë,” u shpreh Dervishaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!