“Packed” vë në pranga 2 persona në Tiranë, u kapën me 750 gram “të bardhë”, e shisnin në kryeqytet

schedule09:43 - 20 Gusht, 2022

schedule 09:43 - 20 Gusht, 2022

Dy persona, të moshës 59 dhe 63 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Artur (Merkur) Brahimaj, 59 vjeç, dhe Ilir Ramadani, 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit Artur (Merkur) Brahimaj dhe Ilir Ramadani.

Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete Ilir Ramadani, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 aparate celulare.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!