Pacienti u hodh nga Infektivi, QSUT: Po bëjmë të pamundurën për ta shpëtuar

schedule13:48 - 10 Nëntor, 2020

schedule 13:48 - 10 Nëntor, 2020

Qendra Spitalore Universitare ka dhënë informacion lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Spitalin Infektiv ku, Reshat Grendi 69-vjeçar u hodh nga kati i dytë. Në deklaratën e saj zyrtare QSUT thekson se po bëhen përpjekjet maksimale për të shpëtuar pacientin, ndërsa shton se aksush nuk do të mbetet pa trajtim mjekësor në këto ditë të vështira.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.
Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!
Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në deklaratë./mv.abcnews.al