“Pacienti me COVID nuk të infekton pas 14 ditësh”, Manastirliu: Mjeku i familjes plotëson relatorin

schedule15:18 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 10 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar se si do të funksionojë heqja e ritestimit për negativizimin nga Covid-19. Manastirliu tha se do të jetë mjeku i familjes ai që do të plotësojë një relator që përcakton gjendjen shëndetësore të pacientit.

“Mjeku i familjes do të plotësojë një relator që do të dorëzohet në vendin e punës për verifikim që vërteton se pacienti ka 14 ditë që ka kaluar Covid-19.  Sa i përket zbatimit të masave që kemi shpallur, do të jenë organet kompetente të përcaktuara në aktin normativ për marrjen e masave të cilët do të zbatojnë këto masa dhe do të ketë masa administrative qoftë nga Inspektorati Shëndetësor, që do jenë zbatues të këtij urdhri dhe nga policia e shtetit”, tha Manastirliu.

Një ditë më parë Mira Rakacolli tha se heqja e ritestimit është vendosur për shkak se një pacient nuk e transmeton më virusin në ditën e 14 të infeksionit edhe në rast se vazhdon të jetë pozitivë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!