Pacienti me Covid-19 që u hodh nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, vjehrri i deputetit

schedule21:21 - 2 Shtator, 2020

schedule 21:21 - 2 Shtator, 2020

Pacienti që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar mbrëmjen e sotme, teksa u hodh nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Miri, 65 vjeç.

ABC News ka mësuar se Miri, vetë nuk ishte një personazh i njohur për publikun shqiptar, por dhëndri i tij, po.

Bëhet fjalë për deputetin, Gjetan Gjetani i cili u zgjodh nga PS në 2017, por më pas kaloi me LSI.

Viktima, që në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga kati i katër i spitalit, ishte vjehrri i Gjetanit.

LEXO edhe: Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit 65-vjeçari me Covid-19, ndërron jetë në vend

Miri, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh.

65-vjeçari ishte në terapi intensive dhe nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Deputeti Gjetani i kontaktuar nga ABC News deklaroi se do të flasë në një moment të dytë, por sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

N. D./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!