Pacientëve të shtruar në kujdes intensiv i nevojiten deri në 5 vite për t’iu rikthyer normalitetit

schedule12:51 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 12:51 - 6 Dhjetor, 2021

Konsulenti i kujdesit kritik Dr Zudin Puthucheary tha se mund të nevojiten deri në 5 vite përpara se pacientët e shtruar në njësitë e kujdesit intensiv ti rikthehen jetës normale. Ai u shpreh  i shqetësuar se nuk ka staf të mjaftueshëm për të trajtuar pacientët në ICU.

Gjithashtu theksoi se të pavaksinuarit përbëjnë shumicën dërrmuese të pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv për momentin.

“Shumica dërrmuese e tyre mbijetojnë, 60% përkatësisht. Por kjo mbijetesë vjen me një kosto të madhe dhe kjo ka nevojë për rehabilitim. Ne nuk kemi staf, kemi burime për të rehabilituar këta pacientë dhe mund të nevojitenderi në pesë vite para se ata ti rikthehen normalitetit.

“Por 40% e këtyre njerëzve po vdesin dhe nëse do të ishin të vaksinuar ata do të shpëtonin,” përfundoi ai.

/abcnews.al