A po përdoren shqiptarët si kavie eksperimentale? Mjeku sqaron studimin e OBSH

schedule13:16 - 27 Prill, 2020

schedule 13:16 - 27 Prill, 2020

Shqipëria është bërë pjesë e një studimi të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende. Ky laj ka shkaktuar debat, ndërsa për të ka folur në studion e Abc News, mjeku epidemiolog Alban Ylli.

I pyetur nëse pacientëve do tu injektohet medikament prove apo do të regjistrohen të gjitha medikamentet për mënyrën si janë përdorur, Ylli tha se është e dyta.

Lexo edhe: Shqipëria pjesë e studimit të OBSH, cilët pacientë do i nënshtrohen dhe mjekimet që do përdoren

Juli Xhokaxhi: OBSH tha se Shqipëria është pjesë e një studimii, si jemi pjesë. Edhe kjo ka sjellë debat. Shumë kush thoshte se ne nuk jemi kavie eksperimentale, ne jemi pjesë e studimit se pacientëve shqiptarë do tu injektohen medikamente prove apo jemi pjesë e studimit se për cdo pacient shqiptar medikamenti i përdorur do të regjistrohet cdo gjë, në mënyrën si do të përdoret.

Alban Ylli:  Është kjo e dyta më shumë. Nuk i di detajet, por di që shumica dërrmuese e vendeve janë përfshirë në këtë studim. OBSH-ja një nga masat që është përpjekur të bëjë, ku të gjitha vendet ftohen ti nënshtrohen një standarti të aplikimit të barnave, që duhet ta pranojmë se një pjesë e tyre nuk janë përdorur në këto kushte në këtë mënyrë. Shqipëria është pjesë e kësaj, nuk shikoj ndonjë çudi të madhe, besoj se është një gjë e mirë. Edhe mjekët  të spitaleve Covid në Shqipëri të fillojnë dhe ti numërojnë efektet e barave në mënyrë të dokumentuar dhe t’u lejohet ti krahasojnë me kolegët ndërkombëtarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!