Disa pacientë me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtohen me një ilaç eksperimental dhe rezultatet kanë qenë pozitive, njoftoi STAT Neës, ëebsite amerikan i orientuar drejt artikujve të shëndetit, i cili është pjesë e Boston Globe, gazetës së përditshme me qendër në Boston që prej 1872-shit.
Pacientët po trajtohen me një ilaç të quajtur remdesivir. Ai u përdor në rastet kur ata kishin probleme të rënda respiratore dhe ethe. Pas përdorimit të remdesivir, pacientët qenë në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.
“Lajmi është i mirë sepse shumica e pacientëve janë në gjendje të shkëlqyer,” tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Chicago-s.
Ilaçi u prodhua nga Gilead Sciences – kompani amerikane e bioteknologjisë që përqëndrohet te prodhimi i ilaçeve për HIV, hepatitin B dhe C etj. – dhe u testua kundër Ebolës, por nuk pati sukses. Megjithatë studime të shumta te kafshët treguan se ai mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruse që lidhen me problemet e frymëmarrjes, si SARS dhe MERS.
Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha se remdesivir mund të trajtojë potencialisht Covid-19./abcnews.al