Tre pacientë të tjerë me koronavirus në Rusi janë hedhur nga dritarja e spitalit duke gjetur vdekjen.
74-vjeçarja Nadezhda Salkova u hodh nga kati i katërt i Spitalit Semashko në Moskë, ku po trajtohej për COVID-19. Ajo ishte vetëm në dhomën e spitalit ku qëndronte e shtruar prej 3 javësh dhe policia po heton për shkaqet e ngjarjes.
Familjarët e viktimës mendojnë e moshuara mendonte vetëvrasjen për shkak të ilaçeve që merrte për të luftuar koronavirusin.
10 ditë më parë, një 68-vjeçar me COVID-19 u hodh nga dritarja e terapisë intensive në Spitalin e Veteranëve në Jarosllav.
Gjithashtu, mediat ruse kanë bërë me dije se edhe një 49-vjeçar me koronavirus është hedhur nga dritarja e një spitali në Moskë, ku trajtoheshin pacientë me koronavirus.
Familjes iu është thënë që ata trajtoheshin me një antibiotik Levofloxacin.
Antibiotiku i fuqishëm mund të përdoret për trajtimin e pneumonisë, por në raste të rralla mund të ndërhyjë në sistemin nervor dhe të shkaktojë efekte anësore serioze psikologjike.
Deri më sot, janë numëruar 7 raste të ngjashme në Rusi./abcnews.al