Spitali i Lezhës nuk ka ende të hapur një pavion për të trajtuar të sëmurë me Covid-19, por pavarësisht kësaj nuk kanë munguar persona të cilët kanë marrë mjekim në këtë spital .
Numri i pacientëve me koronavirus ka qenë i lartë, ndërkohë familjarët e tyre janë detyruar që çdo medikament ta marrin jashtë dyerve të spitalit.
Gazetari i ABC Gjergji Figuri tha se familjarët kanë treguar se kostoja është e jashtëzakonisht e lartë për tu përballuar.
Vetë mjekët kanë pranuar trajtimin e pacientëve me Covid në spitalin e Lezhës, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të shkojnë spitalet e Covid në Tiranë.
Ndërkohë nga autoritetet nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për mungesën e pavionit Covid në Lezhë.
/abcnews.al/