Nga Bonnie Chiu – Forbes
Dr. Robert Blum ka një karrierë 40-vjeçare në shëndetin publik dhe tani ai është duke u përpjekur për të sfiduar mitin mbizotërues se vetëm gratë dhe vajzat dëmtohen nga pabarazia gjinore. Në një studim të ri Dr.Blum vëzhgoi zhvillimin e stereotipave gjinorë në adoleshencë të hershme dhe ndikimin e tyre në shëndetin e adoleshentëve në 14 vende me të ardhura të ulëta. Ai dhe kolegët e tij të studimit zbuluan se djemtë kishin më shumë gjasa sesa vajzat të raportonin fatkeqësi duke përfshirë neglizhencën fizike, abuzimin seksual dhe viktimizimin e dhunës. Për më tepër, djemtë që përballen me të tilla fatkeqësi kishin 11 herë më shumë gjasa të përfshiheshin në dhunë, krahasuar me 4 herë te vajzat.
Hulumtimi, si pjesë e Studimit të Hershëm të Adoleshentëve, tregon sesi “xhaketat e ngushta gjinore” që djemtë janë agresorë dhe vajzat janë të brishta, janë të dëmshme për djemtë dhe vajzat. Këto norma të rrepta gjinore po mbytin djemtë dhe vajzat. Ai gjithashtu shtoi se këto stereotipa shtrihen edhe tek burrat më vonë gjatë jetës, me pasoja të rënda:
“I vetmi grup ku jetëgjatësia ka rënë janë burrat me ngjyrë të bardhë mbi 50 vjeç, kryesisht për shkak të dhunës së vetë-drejtuar dhe aksesit në armë. Këto janë probleme gjinore për të cilat duhet të flitet më shumë”.
Shumica e njerëzve ende i shohin problemet gjinore si probleme të grave, edhe pse kufizimi i rreptë i gjinisë përfshin identitete gjinore mashkullore, femërore dhe të tjera. Mendoni për eventet e barazisë gjinore. #HeForShe punoi në një farë mase për të angazhuar burra dhe djem në biseda gjinore, mbetet ende një rrugë e gjatë për t’u bërë.
Për çfarë duhen burrat dhe djemtë të jenë të angazhuar në biseda?
Dr. Blum beson se bisedat gjinore nuk duhet të përqendrohen vetëm te gratë dhe vajzat. Pastaj, burrat dhe djemtë mund të jenë më të përfshirë. Ai gjithashtu inkurajon në mënyrë aktive më shumë të rinj që marrin pjesë në kurse dhe hulumtime mbi gjininë.
Ndërsa bota punon drejt Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Dr. Blum argumenton në raportin tjetër të tij se treguesit aktualë injorojnë burrat dhe djemtë. Raporti propozon se, një qasje më gjithëpërfshirëse e matjes është e nevojshme për të siguruar që barazia gjinore mund të arrihet deri në vitin 2030, së bashku me propozimet e tjera në raport.
A do ta shohin disa zgjerimin e përqendrimit te burrat dhe djemtë një shpërqendrim nga problemet serioze me të cilat gratë dhe vajzat po përballen akoma?
Dr. Blum tha se, ka nga ata që e shohin këtë si një lojë me shumë zero, që nëse e pranoni rëndësinë e burrave dhe djemve, kjo po zvogëlon rëndësinë e grave dhe vajzave. Por kjo, sipas atij, nuk është aspak një lojë me shumë zero.
Njohja që pabarazia gjinore dëmton të gjitha gjinitë është e rëndësishme, por kërkon një zhvendosje të mendimit, apo edhe një zhvendosje të gjeneratave./Përshtati nga Forbes, e.b-abcnews.al