Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin, me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore si edhe mungesa e ekspertizës shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata shumë të pajustifikueshme me ujësjelllësat” kështu u shpreh këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit.
Duke folur me shembuj konkret, Rama solli në vëmendje Bashkinë e Vlorës, për të cilën tha se raporti i krijuar nga ekipi për menaxhimin e situatës të furnizimit me ujë, është i frikshëm.
“Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin, me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore si edhe mungesa e ekspertizës shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata shumë të pajustifikueshme.
Ndërkohë që, paralelisht ne nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendore. Po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë dhe me humbje në rrjet afro 70 %, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por ama është ndryshe me atë që ishte jo me sfidën që kemi. Dhe kjo në një kohë që duam të shkëlqejmë në turizëm dhe kur volumi i kërkesës për ujë rritet ndërkohë që kapaciteti është i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjejgshmërisë dhe paaftësisë në pushtetin vendor është i frikshëm.
Ju sjell shembull Vlorën. Nuk është se në bëmë ndonjë investim në ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me mision të posacëm nga Tirana dhe me vëmendjen e posacme nga ministria këtu, për ta vënë në vijë me ato që gjendeshin administrimin solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të situatës dhe hoqi ankthin dhe pasigurinë, ndjesinë e alarmit se nuk kemi ujë
Raporti i bërë nga ai ekip për situatën e ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më të ngarkuara.” u shpreh Rama./abcnews.al

