Pa vizë për vete, por premton për ne/ Nazarko: Kjo që i ka bërë SHBA Berishës është plaga më e madhe politike e tij

schedule20:20 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 20:20 - 16 Dhjetor, 2024

TIRANË- Sali Berishës i është hequr viza amerikane prej më shumë se 3 vitesh por projektet e tij me Amerikën sërish janë të mëdha.

Altantikun që kreu i PD-së nuk e kalon, premton se me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, do ua mundësojë të gjithë shqiptarëve, udhëtimin pa pengesa në SHBA.

Komentatori politik Mentor Nazarko, i ftuar në “Real Story”, tha se Berisha përmend këtë premtim për çështjen e SHBA, pasi ajo është plaga më e madhe në historinë e tij politike prej 6 dekadash.

“Berisha e ka zgjeruar thesin e premtimeve të veta, të cilat kanë një spektër të gjerë, që nga rritja e pensioneve, rritja e pagave minimale dhe natyrisht prek një premtim në atë që është plaga më e madhe në historinë e tij politike, raporti i tij me Amerikën. Në përpjekje për të ngjarë i besueshëm, në atë që SHBA do t’i heqë non grata, me ardhjen e administratës Trump.  Ai pa synon që të kapitalizojë një arritje, e cila siç evindetuar ju është një arritje natyrale, në fund të një procesi, pra kur Shqipëria bëhet shtet I besueshëm më BE, atëherë automatikisht vizat me SHBA hiqen. Duke llogaritur në një kontekst të gjerë, këtë proces ku ka hyrë Shqipëria, ai synon ta kapitalizojë në imagjinatën e qytetarit të thjeshtë, që Berisha jo vetëm që do ta heqë për vete, por do na heqë dhe vizat me SHBA. Siç e thashë, jehon në mënyrë të besueshme, rezonon  me atë që është plaga më e madhe e tij politike. Kjo që i kanë bërë ShBA, pastaj në mënyrë zinxhirore, Britania e Madhe, është plaga më e madhe politike e tij në 60 vjet karrierë politike.  Ai e ndjen që e ka të vështirë, që në imagjinatën e shqiptarit të mesëm është i besueshëm për shkak të moshës, për shkak se ka nusëruar disa herë dhe synon të krijojë një set premtimesh që mbahen mend, janë të shkurtra, janë tingëlluese dhe ky është njëri prej tyre”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!