“Pa ty jo nuk muj më”, Romeo Veshaj shkruan këngë për Aleksia Peleshin?

schedule18:11 - 29 Korrik, 2022

schedule 18:11 - 29 Korrik, 2022

Elgit Doda ka publikuar pak më parë këngën e tij më të re me titull “Nuk muj”. Për muzikën është kujdesur vetë ai, ndërsa për tekstin ka bashkëpunuar me Romeo Veshajn.

Lidhur nga fjalët, kënga flet për një ndarje dhe menjëherë mendja të shkon te lidhja e fundit që Veshaj ka pasur me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia.

“Pa ty jo nuk muj më, asnjë minutë, asnjë sekond. Jam duke fol me veten se ti nuk ndërmend me më shkrujt ndonjëherë”, thuhet ndër të tjera në këngë.

Nuk dihet nëse është vërtetë një dedikim, por menjëherë mendja të shkon aty. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!