Një foto e publikuar së fundmi nga presidenti i Austrisë është kthyer në virale në rrjetet sociale. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.
Edhe pse në një udhëtim zyrtar, kreu i shtetit të Austrisë është parë i vetëm pa shoqërinë e e truprojave, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.
Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre./abcnews.al