“Pa siguri nuk ka paqe për europianët”/ Ministri francez: Presim që Kina t’i japë mesazh të qartë Moskës

schedule09:16 - 1 Prill, 2024

schedule 09:16 - 1 Prill, 2024

Ministri i Jashtëm i Francës, Stéphane Séjourné, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pekin, ku është takuar me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Gjatë këtij takimi ministri francez tha se Kina duhet të dalë me një qëndrim të vendosur dhe t’i dërgojë një mesazh Moskës mbi Ukrainën.

“Ne presim që Kina t’i dërgojë një mesazh shumë të qartë Rusisë. Pekini duhet të promovojë qëndrueshmëri dhe mbështetje për Ukrainën sepse është e qartë që Kina luan një rol kyç në pavarësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë sovranitetin e Ukrainës”, ka thënë ministri francez gjatë një konference për shtyp.
Kina ka qëndruar neutrale në konfrontimin midis Moskës dhe Kievit, edhe pse ka marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta me Rusinë.
“Ajo luftë përfshin të gjithë komunitetin ndërkombëtar”, i tha shefi i diplomacisë franceze kolegut të tij kinez. Ndërsa më tej shtoi: “Ne jemi të bindur se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme nëse nuk negociohet me ukrainasit” dhe se “nuk do të ketë siguri për evropianët nëse nuk ka paqe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Për ne,- u shpreh Séjourné – kjo është thelbësore dhe kjo është arsyeja pse Franca është e vendosur të mbajë një dialog të ngushtë me Kinën.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!