Zbardhen detaje të reja në lidhje me vdekjen e një 30-vjeçareje gjermane në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ajo ka dëmtime të shumta thike në parakrahë dhe në trup.
Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se ende nuk është e qartë se kur është kryer vrasja, pasi banesa ishte marrë me qira prej më shumë se një jave.
Policia po kërkon një shtetas të huaj, dhe po punon për kapjen e tij pasi dyshohet se është autori që ka goditur 30-vjeçaren me thikë. Ka dyshime se viktima dhe autori i dyshuar kanë marrë të dy me qira apararamentin në zonën pranë bllokut të ambasadave.
Dyshohet se ata kanë ardhur me datë 19 shkurt në Shqipëri. Gruaja ka qënë e mbuluar.Ata flisnin gjuhë gjermane, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme.
Pronarja e banesës i ka kërkuar dokumentet e identifikimit, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kanë. Më pas pronarja ka ardhur sërish, por nuk e kanë hapur derën. Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur. Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës./abcnews.al