Pa rrugë, shkollë, ujë dhe energji elektrike: Fshati Delbnisht i Kurbinit i harruar nga shteti

schedule13:30 - 24 Tetor, 2020

schedule 13:30 - 24 Tetor, 2020

Udhëtimi drejt Delbnishtit, fshatit, pranë kishës së Shna Ndout në Laç, bëhet vetëm me “Fuoristradë”.

I gjithë segmenti, është i degraduar.

Me gropa dhe i rrezikshëm gjatë dimrit. Zona është e izoluar pjesën më të madhe të vitit.

Mbetur prej vitesh jashtë hartës se investimeve, në fshat  mungon çdo gjë.

“Kur nuk ke spitale, kur nuk ke shkollë kur nuk ke rrugë , kur nuk ke ujë, dihet se është i mbaruar”, shprehet një qytetare.

“Këtu janë larguar se nuk kanë rrugë. Te ketë rrugë këtu vijnë të gjithë bëjnë shtëpitë e veta”, shprehet një tjetër qytetare.

Ata tregojnë se janë larguar nga vetëm për shkak të mungesës së shkollës, spitaleve, mungesës së ujit apo edhe dritave.

“Kanë ik në Shullaz rreth 100 e ca shtëpi. Kanë ikur prej rrugës, ujit, prej mungesës së dritave. Duhet ta bënin se është gjynah, kanë 30 vjet”, shprehet një i moshuar.

Kërkojnë vetëm  ndërtimin e rrugës.

“Të behët rruga pasha jetën, qofshi shëndosh, e kam një dash 100 kile do ta ther për kryq”, thotë i moshuari.

Ndërhyrja e fundit në rrjetin elektrik, nuk mbahet mend.

“Na i ka pru prifti kabinat dhe shumë herë kemi investuar vete. Nuk ka vënë kush dorë”.

As shkollë për fëmijët nuk ka

“Këtu edhe shkollë ka qenë në kohën e Enver hoxhës, 4-5 klasë, ne kemi mbaruar që kur ka hyrë demokracia”, shprehen ata.

Këtu ndodhet ambulanca e fshatit Delbnisht, e cila siç shihet nga pamjet, duket se nuk ka funksionuar prej vitesh.

Por këto nuk janë problemet e vetme të banorëve të këtij fshati. Shumë banesa janë shkatërruar totalit nga tërmeti. Banorët nuk janë të qartë se çfarë do të bëhet me ta.

“Banoj në Lac, më është shemb shtëpia që në nëntor dhe akoma nuk ka një zgjidhje. Shtëpia e shkatërruar komplet”.

Ndonëse është thënë që projekti për rrugën është gati deri tani asgjë konkrete nuk është bërë.

/abcnews.al/