“Pa reformën në drejtësi, s’do kishte zyrtarë të dënuar”/ Felaj-Zhupës: Mbroni një person non-grata, të akuzuar botërisht për korrupsion

schedule20:20 - 30 Maj, 2024

schedule 20:20 - 30 Maj, 2024

Këtë të enjte, Parlamenti miratoi me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të posaçëm për reformat, një nismë e PS e propozuar përmes rezolutës kundër korrupsionit të miratuar në Kuvend.

Në emisioni “Real Story” në ABC News, deputetja e PS Ermonela Felaj, ndërsa foli për rëndësinë për rezolutën kundër korrupsionit, tha se nëse nuk do të ishte bërë reforma në drejtësi atëherë do të ishte e vështirë që vendi të arrinte në këtë pikë ku është sot, ku pas 30 vitesh shtoi ajo,- zyrtarët po ndëshkohen.

Ndërsa deputetja e PD, Ina Zhupa, duke i qëndruar idesë së saj se korrupsioni luftohet me ligj dhe jo me rezolutë, tha se kjo qeveri duhet të largohet.

Sakaq Felaj i kujtoi Ina Zhupës se po mbrojnë një person të shpallur non grata dhe të akuzuar botërisht për korrupsion.

Pjesë nga biseda në studio:

Ermonela Felaj: Unë konstatoj që Ina nuk e ka lexuar projektrezolutën, nuk e ka lexuar dhe fakti që disa kolegë të Inës nuk ishin në seancën parlamentare më tregon këtë qëndrimin e vështirë që kanë ndërmarrë. Inceneratori i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur atje hetohen dhe gjykohen nga gjykata dhe prokuroria e posaçme. Ndoshta po të mos e kishim atë gjykate dhe atë prokurori nuk do të flisnim për ndëshkueshmërinë e zyrtarëve që kishte 30 vite në Shqipërisë në nuk ndodhte.

Zhupa: Korrupsioni luftohet me ligj dhe me zyrtarët që nuk i kanë duart e zhytura në paratë e shqiptarëve.

Felaj: Rezoluta është shprehje e angazhimit tonë si deputetë për t’u vënë në funksion të luftës antikorrupsion sepse korrupsioni cënon ekonominë kombëtare.

Zhupa: Ju thjesht duhet të ikni, t’i hapni rrugën qeverisw teknike dhe zgjedhjeve

Felaj: Janë argumente të stër-përdorura nga opozita. Këtu ka arritur korrupsioni me 100 % të vlerës

Zhupa: Kryetari jonë sot nuk hetohet për korrupsion, nuk ka nje akuzë të ngritur ndaj tij

Felaj: Çdo person në hetim ka të njëjta të drejta si çdo i pandehur. Ju mbroni një person të shpallur dhe të akuzuar botërisht për korrupsion.

Zhupa: Ju s’e përballoni dot kur e keni përballë, ndaj e izoluat.

Felaj: Ne kemi përgjegjësi qeverisëse

Ndërkohë Komisioni i Posaçëm i propozuar nga Partia Socialiste do të përbëhet nga 11 anëtarë. Maxhoranca do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, ndërsa opozita do të përfaqësohet nga pesë.

Komisioni do të jetë për funksion një muaj, por në rast nevoje, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të veprimtarisë./abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!