“Pa projekt politik”/ Kulluri për 14 majin: Alibeaj dhe Berisha nuk propozojnë asgjë për të ardhmen

schedule18:55 - 18 Prill, 2023

schedule 18:55 - 18 Prill, 2023

Analisti Edvin Kulluri thotë se Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” me Sali Berishën nuk propozojnë asgjë për të ardhmen.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se që prej vitit 2017, Partia Demokratike nuk ka projekt politik.

Kulluri nënvizoi se kandidatët e Alibeajt dhe Berishës kanë dhënë premtime bombastike, të cilat sipas tij, nuk kanë asnjë kuptim, duke iu referuar edhe premtimit të Belind Këlliçit për autobusë falas.

“PD-ja ka që në 2017 që më tepër bën debate të brendshme dhe kështu nuk i del koha për të pasur një projekt politik. Po t’i shikosh, të dy palët nuk propozojnë asgjë për të ardhmen. Ose merren me njëri-tjetrin, ose bëjnë premtime bombastike që nuk kanë asnjë kuptim, siç ishte ajo e autobusëve falas i zotit Këlliçi që bëri lajm, por që në thelb i mungon substanca, i mungon shpjegimi dhe i mungon një vizion për tërë menaxhimnin e bashkisë dhe të qytetit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!