Një person është arrestuar për armëmbajtje pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Ai është R.L. 30 vjeç, ndërsa policia u vendos në lëvizje pas sinjalizimit nga qytetarët.
Ai po qarkullonte i pajisur me armë dhe në momentin që ka parë policinë e ka hedhur pistoletën në tokë dhe ka ikur me vrap, por tentativa për të shpëtuar ka dështuar.
Arratia zgjati shumë pak. Forca e Posaçme “Shigjetat” pas disa minutave ndjekje e ka prangosur, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit. I arrestuari është dërguar në komisariat./ db/Abcnews.al