Pa partner, Luljeta merr vendimin dhe largohet! Personazhi karizmatik i tregon të gjitha

schedule18:23 - 1 Qershor, 2021

schedule 18:23 - 1 Qershor, 2021

Fenomeni Luljeta Nallbani këtë të martë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Ajo pohoi për herë të parë se është larguar zyrtarisht nga ‘Përputhen’ dhe ka vendosur që të pushojë këto kohë vere. Sipas saj, ishte e pamundur që të ishte e e pranishme për shkak të kohës televizive dhe impenjimit Fier-Tiranë.

Nga ai program Luljeta doli pa një partner. Madje Ermali e pyet nëse aktualisht ka një mashkull në jetën e saj dhe ajo thotë që nuk ka asnjë në zemër. Madje pohoi se edhe Xhuzepen e takoi për respekt por nuk është për të. Ermali e ngacmon me pyetje duke i thënë se “njerëzit shkruanin që ta shikonte duke qenë se ishte edhe mirë ekonomikisht”.

Luli i përgjigjet: ‘Seksi është bërë biznes. Unë nuk jam që ta shoh tjetrin nga xhepi. Unë kam bërë një jetë normale, kam pasur punë me tre turne’.

Luljeta tregoi gjithashtu se është futur në program për të kërcyer e kënduar, jo për të gjetur një burrë dhe nuk i ka bërë dikush presion apo skenar.  A është përballur ndonjëherë Luljeta me ndonjë situatë presioni për të zgjedhur mes një afere seksuale dhe një pune të mirë?

“Provokime ka kudo, se të them s’ka do gënjej. Por unë nuk kam dashur kurrë që të gjeja një vend pune të mirë se e dija se ai vendi i punës i mirë të kushtonte. Ndaj nuk i kam pëlqyer aferat seksuale apo të këmbesh lek për një vend pune”.

Sërish Ermali e pyet nëse të gjitha këto i ka bërë për show apo kështu është vërtetë Luli.

“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçiklaz”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!