Seriali “Greys Anatomy” është një nga më të pëlqyerit e të gjitha kohërave. Ndërkohë që sezoni i 16-të i tij nuk i ka përfunduar xhirimet, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ka nisur puna për sezonin e 17-të.
Ndërsa katër episodet e fundit të këtij sezoni nuk do të regjistrohen.
Mirëpo, surprizuese në këtë sezon është se do përfshihet pandemia Covid-19 dhe lufta që mjekët e infermierët po bëjnë ende me të.
“Çdo vit kemi treguar histori të ndryshme, por këtë herë do jetë një rrëfim i ditëve që po jetojmë. Mjekët na i kanë treguar disa histori duke i mbajtur me vështirësi lotët dhe ata flasin e flasin për një luftë të vërtetë”, është shprehur skenaristja Krista Vernoff. Ndërsa shton se është një përgjegjësi e madhe të tregosh se ç`po ndodh aktualisht./abcnews.al