Pa maska, ngjitur duke folur për partinë, deputeti socialist thyen masat kundër Covid-19

schedule21:13 - 19 Shkurt, 2021

schedule 21:13 - 19 Shkurt, 2021

Apelet për ndërgjegjësim nga Komiteti i Ekspertëve, por edhe thirrjet e kryeministrit për respektimin e masave kundër koronavirusit nuk dëgjohen as nga vetë socialistët. Deputeti Xhemal Qefalia është kandidati i radhës që shkel masat e vendosura nga qeveria dhe të votuara nga vetë ai në parlament.

Deputeti ka publikuar në Facebook disa foto nga një takim në Zall Herr në një ambient të mbyllur, ku duket qartë se janë më shumë se 10 veta, që lejohen dhe mbi të gjitha, pa maska, pa distancë, ngjitur pa u shqetësuar aspak se sot numri i viktimave nga koronavirusi në vend arriti rekordin, 19 brenda 24 orëve, pa folur për shifrat e të infektuarve dhe mbushjen e spitaleve.

Në javën e fundit policia ka vendosur disa gjobë nga të dy kampet, shumica qeverisëse dhe opozita, por duket se as kjo nuk i ka ndërgjegjësuar ligjvënësit tanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!