Pa leje drejtimi dhe tapë në timon, arrestohet polici në Maliq që shkaktoi aksident

schedule09:58 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 09:58 - 16 Dhjetor, 2022

Një punonjës i policisë, i cili u përfshi në një aksident me dëme materiale, pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit, është arrestuar.

Ka qenë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka arrestuar policin 55 vjeçar, Dritan Qylafi, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.

Qylafi është punonjës policie në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës.

Në kohen që u përfshi në aksident nuk ka qenë në shërbim./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!