Pa Gavi në mesfushën “katalanase”, FIFA vendos të dëmshpërblejë “blaugranat”

schedule16:56 - 20 Nëntor, 2023

schedule 16:56 - 20 Nëntor, 2023

Spanja arriti mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas kualifikimin për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, mirëpo jo gjithçka ka shkuar “vaj”, për djemtë e teknikut, Luis de la Fuente, me “yllin” e mesfushës, Gavi, i cili për shkak të një dëmtimi të pësuar tashmë ka humbur të gjithë sezonin, si dhe mundësinë për të marrë pjesë në fazën finale të turneut,

Pas kryerjes së testeve të nevojshme mjekësore rezultoi se Gavi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, duke shqetësuar jo pak, drejtuesit e Kombëtares, por më shumë teknikun e tij, te “katalanasit” e Barcelona, Xavi-n, i cili tashmë duhet të bëjë për pjesën e mbetur të sezonit, pa “katalizatorin” e mesfushës.

Dëmtimi i “yllit” 19-vjeçar ka tërbuar drejtuesit e klubit “blaugrana”, pasi sipas raportimeve të mediave spanjolle, këta të fundit mendojnë se mund të evitohej akvitizimi i talentit të mesfushës, në një përballje të parëndësishme për Kombëtaren “iberike”, në fazën kualifikuese të Euro 2024.

Për këtë aryse, FIFA ka menduar t’u japë “katalanasve” si kompensim rreth 3-4 mln euro, por asgjë nuk ngushëllon trajnerin Xavi, i cili, siç thamë edhe më lart duhet të bëjë pa shërbimet e Gavit deri në fundin e sezonit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!