Pa energji në të ftohtë, familjet rome mblidhen para Ministrisë së Shëndetësisë

schedule10:30 - 18 Shkurt, 2022

schedule 10:30 - 18 Shkurt, 2022

36 familje të komunitetit rom dhe egjiptian nga Kavaja janë mbledhur paraditen e sotme para zyrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Tiranë, në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë dimrit.

Sipas tyre, kjo ka bërë që t’i kalojnë ditët e dimrit pa ngrohje gjë që ka sjellë sëmundjen e fëmijëve dhe të familjarëve të tjerë.

“Fëmijët që kanë duruar këto kohë acari torturën e së ftohtit, kanë përfunduar në spitale.

Asnjë reagim nuk ka ardhur nga qeveria, asgjë nga e ashtuquajtura Ministri e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale”, janë shprehur protestuesit.

Para se të vinin në Tiranë, këto familje kanë shkuar për të takuar edhe drejtuesin e OSHEE-së në Kavajë me qëllim rilidhjen e energjisë elektrike, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh sipas tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!