Pa dritën e syrit/ Histori shprese dhe suksesi të njerëzve që nuk shikojnë

schedule15:25 - 15 Tetor, 2024

schedule 15:25 - 15 Tetor, 2024

Ishte 10 vjeç kur një aksident në lumin osum i mori dritën e syrit.

“Kemi pasur nje gji goxha te thelle dhe duke qene mosha e vogel dhe kishim deshirs te laheshim, u hodha nga lartesia, pesova nje goditje dhe nga goditja pesova nje infeksion ku humba shikimin”.

Megjithë vështirësitë gjatë gjithë jetës, Leonard Agalliu nuk e humbi asnjëherë optimizmin, ndërsa një ndërhyrje kirurgjikale 1 vit më parë i ka dhënë shpresë.

 “Kam nje shikim diku te 1 %, me veshtiresi te madhe eci rrugës. Pas ndërhyrjes që bëra, për momentin dalloj vetem ngjyra, asgje me shumë”.

Në mungesë të shikimit, Leonardi ndoqi pasionin për tingujt,  u diplomua në muzikë dhe për shumë vite punoi si mësues. Por, arritjen me te madhe, 48 vjeçari quan krijimin e familjes.

“Kam nje familje te mrekullueshme dhe jam shume i kenaqur per gjithcka. Bashkëshortja dhe fëmijët janë ata që kujdesen në çdo moment për mua”.

Bukuri Maloku, lindi në qytetin e Elbasanit. Nuk e ka parë kurrë dritën e diellit, por bota që përshkruan për të është shumë e bukur.

“Bota që unë imagjinoj është plot ngjyra, nga më të larmishmet”.

Pavarësisht sfidave, optimizmi e ka shoqëruar gjithë jetën.

“Ka pasur gezime, sfida, i kam perballuar. Unë gëzoj kur ndihmoj njerëzit që kanë nevojë për mua”.

Bukuria ka studiuar për gjuhë letërsi, dhe të gjitha ndjesitë e saj i hedh në vargje.

“Të bukurën, të ndritshmen ne e perjetojmë, èshtë drita e shpirtit që kurrë nuk shteron”.

Leonardi dhe Bukuria, i ndanë historitë e tyre në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, që vijoi me një marshim në bulevardin dëshmorët e kombit. Në këtë ditë ata kërkojnë vëmendje nga institucionet, për akses dhe shance të barabarta në shoqëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!