“Pa dritën dhe e ndoqi”, 57-vjeçari humb jetën duke ndjekur hajdutët

schedule08:19 - 16 Korrik, 2019

schedule 08:19 - 16 Korrik, 2019

Një 57- vjeçar nga Çerma e Divjakës ka humbur jetën dhe djali i tij ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik gjatë ndjekjes së hajdutëve. Viktima bashkë me të birin po udhëtonte me shpejtësi për të kapur autorët, të cilët i kishin vjedhur bagëtitë në mëngjes herët.

57-vjeçari Agim Muça nga Çerma e Divjakës rreth orës 2 të mëngjesit ka dëgjuar zhurma në kasollen e lopës të cilën ja grabitën persona ende të paidentifikuar nga policia.

Pasi ka zgjuar nga gjumi të birin janë vënë në ndjekje të automjetit që besonin se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtisë. Në ndjekje të autorëve mjeti tip “Ford” ku udhëtonte Muça me të birin ka  dalë jashtë rruge në një kthesë në aksin “Tre urat”-Çerm Sektor si pasojë e shpejtësisë.

Makina përfundoi në kanalin buzë rrugës dhe Agim Muça gjeti vdekjen në vend. Ndërsa djali i tij Rrapush Muça ka marrë plagë të rënda. Të afermit e tyre thonë se babë e bir ishin në kërkim të autorëve.

“Ai i shkretë pa dritën dhe e ndoqi”.

“Në orën 1 e 30 ndoqi një makinë nga mbrapa. Nga shpejtësia ra dhe ra në kanal. I ati vdiq, djali është në gjendje të rëndë”.

“Të paktën në fshatin tonë lopa është burimi kryesor”.

Shtëpia e viktimës ndodhet buzë rrugës nacionale  dhe kjo mendohet se i ka ndihmuar autorët për ta kryer më lehtësisht vjedhjen. Pas aksidentit, policia  po punon për gjetjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

/ABC News Albania 24/7