Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pa distancë, 40 veta ngjitur pa maska, Belind Këlliçi në fushatë, thyen masat anti-covid

schedule00:07 - 18 Shkurt, 2021

schedule 00:07 - 18 Shkurt, 2021

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi vijon që të shkelë rregullat anti-COVID. Ditën e sotme ai ka publikuar disa foto nga një takim në një nga zyrat e PD-së në zonën e Astirit në Tiranë me një grup qytetarësh, të cilët sipas tij janë të prekur nga projekti i unazës, ndërsa u premtoi se nëse PD-ja do të vijë në pushtet pas 25 prillit do i dëmshpërblejë.

Por takimi është zhvilluar jashtë rregullave të përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi në ambientin në fotot e publikuara janë më shumë se 10 veta, afro 40, pa distancë, ngjitur dhe pjesa më e madhe pa maska.

Takova ekipin e Grupseksionit 4 të PD në zonën e Astirit. Banesat private të kësaj zone preken direkt nga projekti abuziv i Unazës së Re. Diferencimi ndasor me legalizimet e shtëpive dhe dhuna sistematike gjatë 400 ditëve protesta të banorëve, kanë shënuar kulmin e urrejtjes ndaj modelit Rama.

Marrja me dhunë e banorëve dhe mbajtja e tyre në rajonet e policisë ka qenë e paligjshme! Ka patur raste kur vetë ministra të qeverisë Rama, kanë kërkuar në ditë të caktuara, që disa familje të merreshin me forcë në komisariate.

Banorët kërkojnë një qeveri që mbron interesat e tyre. Një qeveri për të gjithë shqiptarët! Qeveria Basha, pas 25 prillit, do të dëmshpërblejë banorët për shtëpitë që kanë ngritur me kursimet e një jete. Sakrifica sublime e banorëve protestues të Unazës së Re, nuk do të harrohet” shkruan ai duke e injoruar koronavirusin.

Sot u shënuan 18 viktima dhe nga 3091 testime u zbuluan 1075 raste pozitive me koronavirus në vend./ db/ Abcnews.al

  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!