Pa dhimbje dhe asnjë simptomë, punëtori zbulon se kishte në kokë një gozhdë 5 cm të gjatë

schedule10:11 - 19 Prill, 2022

schedule 10:11 - 19 Prill, 2022

Një burrë në Kalambaka ka zbuluar se një gozhdë 5 cm e gjatë i kishte mbetur në kokë dhe jeton mrekullisht për ta treguar. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, veç dhimbjes që pati në fillim ndërsa punonte, ai nuk pati më dhimbje dhe as simptoma.

Pasi nisi të kishte simptoma, ai u transportua në një klinikë dhe më pas në spital ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e gozhdës.

Tashmë ai është duke u rikuperuar dhe nën vëzhgimin e mjekëve. Thuhet se pasojë për shëndetin nuk do të ketë ndërsa rasti është cilësuar si i rrallë pasi nëse gozhda do të kishte lëvizur qoftë edhe për 1 mm, mund të kishte rezultuar fatale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!