Tjetër goditje për Mesut Ozil. Mesfushori i Arsenalit, pasi u la jashtë listës së lojtarëve për ndeshjet e Europa League, tashmë ai nuk është përfshirë në listë e Premier League.
Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, ka vendosur që mos ta përfshijë turko-gjermanin në 25 lojtarët e tij në sezonin 2020-21. Ky është një sinjal tjetër ndaj 32-vjeçarit, i cili duhet të presë deri në muajin janar për t’u larguar nga Londra.
Një nga opsionet se ku Ozil mund ta vazhdojë karrierën është edhe MLS. Sipas raportimit të “Daily Star”, është ekipi i DC United që ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit. /abcnews.al