Ozil “i mahnitur” nga performacnat e Benzema: Ai është numri 9 më i mirë i brezit tonë

schedule12:56 - 6 Prill, 2023

schedule 12:56 - 6 Prill, 2023

Karim Benzema e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme muajin prill, ku në dy sfidat e para ndaj Real Valladolid e së fundmi Barcelona, ka shënuar plot 6 gola ose më konkretisht nga një tregolësh për secilën ndeshje.

Pas tregolëshit të mbrëmjes së djeshme në fitoren 4 me 0 ndaj rivalëve historikë të Barcelonas, ku padyshim protagonist i “galaktikëve” ishte “bomberi” francez, për këtë të fundit një koment e bëri dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Mesut Ozil, i cili në një postim në rrjetin social “Twitter”, e konsideroi francezin si “numrin 9” më të mirë të brezit tonë .

“Mbreti! Shoku im Benzi! Numri 9 më i mirë i brezit tonë”,- është shprehur Ozil në postimin e tij. /i.m /abcnews.al 

Postimi në Twitter: