Atletico Madrid u kualifikua në ccerekfinale të Champions League, pasi ia doli të fitonte edhe ndeshjen e dytë kundër Liverpool. Diego Simeone kishte rreshtuar një skuadër me ide të qarta në fushë dhe për 90 minuta pësuan një gol.
Në shtesa, edhe pse pësuan të dytin, spanjollët reaguan dhe shënuan tre herë në portën e Adrian. Trajneri Jurgen Klopp, pas ndeshjes u shpreh se nuk e kuptonte se si mund ta bënte Atletico një lojë të tillë, duke parë grupin e futbollistëve që ka në përbërje.
Në një linjë me të është edhe Michael Owen, ish-sulmuesi i Liverpool, i cili në llogarinë e tij në “Twitter” shkruan: “Ju lutem, mi kurseni këto budallallëqet për super mjeshtërinë e Simeones. Nuk ka asgjë gjeniale të vendosësh 11 futbollistë të klasit të lartë poshtë linjës së topit. Liverpool i dominoi ata në çdo cep të fushës”. /abcnews.al
Please spare me all this inevitable Simeone masterclass nonsense. There’s nothing genius about putting 11 top class footballers behind the ball. Liverpool absolutely pumped them throughout.
— Michael Owen (@themichaelowen) March 12, 2020