Tefik Osmani, drejtori sportiv i Tiranës, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC. Korçari fillimisht ka folur për ecurinë e bardhebluve dhe për garën me Vllazninë kryesuese. “E nisëm mirë, me një fitore kundër Kukësit në Korçë. Pastaj të gjithë e dinë se kemi pasur shumë mungesa.
Tirana nuk është dorëzuar, Vllaznia është me meritë në krye. Nuk i kemi parë të bëjmë një hap fals me ekip të vogël dhe të shohim pastaj si reagojnë. Humbjet me Laçin dhe Kukësin janë ndryshe, pasi janë kundër rivalëve.
Lojën më të bukur e bën Vllaznia? Kur ke pikët dhe je në vend të parë u duhet dhënë merita, bëjnë lojë të bukur apo jo”, tha fillimisht Osmani, i cili e mbylli në verë karrierën si futbollist, pasi u shpall kampion me Tiranën.
“E kemi parë Vllazninë, por duhet ta shikojmë në një moment që të çalojë me një ekip të vogël mbrapa. Vërtetë e mundën Kukësi e Laçi, por i quan rivalë. Nuk e ka bërë hapin që të lërë pikë me këto ekipet e vogla, sikurse na ka ndodhur ne”. /abcnews.al