Osmani thërret Kuvendin më 15 prill/ Seancë për konstituimin e Parlamentit të dalë nga 9 shkurti

schedule17:04 - 1 Prill, 2025

schedule 17:04 - 1 Prill, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

Ky është hapi i parë konkret në formimin e institucioneve të reja të shtetit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.

Presidentja kishte afat që brenda 30 ditësh të shpallte datën për mbajtjen e seancës. Në të kundërtën, sipas Rregullores të punës së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti do të mblidhej vetë në ditën e 30-të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!