Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani takim me Marco Rubio/ Diskutime për aleancën Kosovë-SHBA dhe anëtarësimin në NATO

schedule22:57 - 20 Shkurt, 2026

schedule 22:57 - 20 Shkurt, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me sekretarin amerikan te shtetit, Marco Rubio, gjate vizitës se saj ne Shtetet e Bashkuara.

Osmani tha se gjate takimit ne departamentin e shtetit, u diskutua për mundësitë e forcimit të “aleancës mes dy vendeve si dhe si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin e Kosoves”.

Ajo e falënderoi kryediplomatin amerikan për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon.



Osmani dhe Rubio diskutuan gjithashtu për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!