Osmani presidente, BE përgëzon deputetët e opozitës: Kosova të vijojë punën për përmbushjen e kushteve

schedule16:20 - 6 Prill, 2021

schedule 16:20 - 6 Prill, 2021

Me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si shefe të shtetit, Kosova ka përmbyllur fazën e themelimit të institucioneve të reja, duke parandaluar kështu edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

E pas përmbylljes së një procesi të tillë, nga

Bashkimi Evropian ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, ku ka theksuar se tashmë vendi duhet të përqendrohet plotësisht në punët e rëndësishme që e presin në përmbushjen e reformave që ndërlidhen me BE-në si dhe gjithashtu në procesin e dialogut me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së në një prononcim për mediat në Kosovë bën me dije se e rëndësishme në këtë rrugëtim janë reformat me BE-në dhe dialogu me Serbinë.

“Ne e mirëpresim zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës dhe i shprehim urimet tona për Vjosa Osmanin. Kosova tani mund të përqendrohet në mënyrë të vendosur në punën e rëndësishme përpara, përfshirë shtytjen përpara të reformave të lidhura me BE dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Ne përgëzojmë angazhimin konstruktiv të një numri deputetësh të opozitës që mundësuan që procesi zgjedhor të përfundonte”, ka thënë zëdhënësi.

Ndërkohë të pyetur për ndonjë datë të mundshme të rifillimit të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nga Brukseli kanë thënë se do ta caktojnë një takim ta ardhshëm kur do të mendojnë që është e përshtatshme.

“Ne do të caktojmë takimin e ardhshëm kur është e përshtatshme”, ka përfunduar ky zëdhënës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!