Osmani për takimin Kurti-Vuçiç në Ohër: Pres që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë

schedule12:42 - 14 Mars, 2023

schedule 12:42 - 14 Mars, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se nuk ka shumë shpresa te qasja e Serbisë në takimin e radhës me Kosovën në Ohër, por pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksaandar Vuçiç do të zhvillojnë takimin e radhës më 18 mars, në kuadër të dialogut, shkruan REL.

“Të bindet edhe Serbia që takimi që do të mbahet në Ohër është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut. Përmes kësaj marrëveshjeje, bashkë me një plan zbatimi, të zgjidhen shumë çështje, që më pas hapin dyert drejt njohjes reciproke”, ka thënë Osmani para mediave në Prishtinë.

Në këtë takim palët pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Në takimin e fundit më 27 shkurt në Bruksel, ata kanë thënë se pajtohen me përmbajtjen e dokumentit, që quhet edhe “Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!