Nga takimi i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Granada të Spanjës, në mesin e temave të diskutimit janë edhe tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Vendet Perëndimore kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të rikthehen në tryezën e dialogut, përfshirë edhe një takim informal mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit Serb Aleksandër Vucic. Te dy presidentet ndodhen ne Granada.
Por Vjosa Osmani refuzoi kërkesën e ndërkombëtarëve për tu ulur në një tryezë me Aleksandër Vuçiç duke thënë se e gjitha kjo nuk do të ndodh nese nuk ka sanksione ndaj presidentit Serb.
“Ajo çfarë ka ndodhur më 24 shtator ka ndodhur me urdhrin e lidershipit të Serbisë. Shpresoj që Spanja do të kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Nuk ka arsye për ta takuar para se sanksionet të miratohen kundër Vuçiqit. Së pari sanksionet e më pas mund të flasim për të tjeraT.”
Ndersa Presidenti Serb Aleksander Vucic ka deklaruar per mediat se takimet qe ai ka planifikuar te mbaje kete te enjte do te jene me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Vucic deklaroi se pergjate ketyre takimeve pret qe te perballet me nje situate te veshtire.
Kryeministri Shqiptar Edi Rama i cili ndodhet ne Granada, ripërsëriti qëndrimin e tij mbi faktin se Serbia duhet të ndëshkohet ndërsa vlerësoi si një hap pozitiv shtimin e trupave të KFOR në veri të Kosovës. Por dhe kreu I qeverise shqiptare ishte ne linjen europiane se pertej ndeshkimeve e sanksioneve, rruga me e mire, ishte vazhdimi I dialogut.
“Autoritetet ne Kosove duhet te tregohen pro-aktive ne dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Europian dhe sipas prespektives tone, Prishtina duhet te marre te gjitha avantazhet qe ofron plani franko-gjerman, i cili eshte nje hap shume i rendesishem perpara jo vetem per te por per te gjithe rajonin.”
Kur u pyet se a egziston mundesia qe kjo situate te ktheheht ne nje lufte, kryeministri Rama zgjodhi te fjale te kujdesshme.
“Luftë është fjalë e madhe por duhet te merren masa para se të jetë tepër vonë.”
Ndërkombëtarët kanë theksuar vazhdimisht se mënyra më e mirë për të shtensionuar situatën është ulja në tryezën e dialogut, nje hap qe autoritetet kosovare, per momentin, pavaresith presionit nderkombetar, nuk e marin ne konsideratë./abcnews.al