Osmani në Uashington/Ibishi: Samiti me rëndësi të madhe për Kosovën dhe Ukrainën

schedule16:45 - 9 Korrik, 2024

schedule 16:45 - 9 Korrik, 2024

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit janë mbledhur këtë të martë në Uashington. Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.

Pjesëmarrëse në këtë samit ka qenë dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të diskutojë mbi rolin e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë për “Ballkan Update” se ky samit është me rëndësi të madhe për Kosovën dhe Ukrainën.

Ai ka theksuar se ftesa e Osmanit nuk është vetëm simbolike, por ka një domethënie të veçantë, që procedura e anëtarësimit të përshpejtohet.

Mendoj që ftesa e zonjës Osmani në këtë forum, ka një domethënie të veçantë, përkundër asaj që ne kemi pritur avantazhe më të mëdha, që kjo procedurë të përshpejtohet. Mendoj që gjithë kjo është dashur të shfrytëzohet më mirë, në kuptim që ne të avancojmë në përpjekjet tona, por ishte dhe një avantazh i anëtarësimit tonë dhe pse kjo nuk lidhet me çështjen e anëtarësimit por ka një domethënie të veçantë.

Mendoj që vetë ftesa e zonjës presidente nuk është vetëm simbolike por ajo do të ketë dhe ftesa dhe bisedime. Ky samit i NATO-s në Uashington është në një moment kyç, për përkrahjen defenitive të Ukrainës për liri, por njëkohësisht jo vetëm për vendet e NATO-s, por tendencat janë që kjo të zgjerohet dhe për vendet që nuk janë anëtare, duke marrë parasysh Koren e Jugut dhe vende të tjera.

Mendoj që ky samit do të ketë një rëndësi të veçantë dhe për Kosovën, por edhe për Ukrainën, që forcat e armatosura jo vetëm t’i bëjnë ballë Rusisë, por ta mundin me qëllim që ajo të krijojë një hapësirë më të gjerë”, u shpreh Ibishi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!